Gjendet një kafkë njeriu në stadiumin në Prishtinë

Një rast i çuditshëm është raportuar dje në Prishtinë.

Siç raporton policia, një person ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë, e cila dyshohet se është e njeriut.

Kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, përcjell lajmi.net.

“Rr.1 Tetori, Prishtinë 26.10.2019 – 20:30. Një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se në stadium është gjetur një kafkë (dyshohet e njeriut). Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse dhe prokurori, kafka është marrë nga policia dhe është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.