Gjendet pa shenja jete një person në Lipjan, deklarohet policia

Është gjetur pa shenja jete një person i moshës 70-vjeçare në Sllovi të Lipjanit.

Kështu ka konfirmuar për RTKlive zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai bëri të ditur se rreth orës 17:00 Policia është njoftuar se trupi i pajetë i një personi është gjetur në rrugë dhe vdekjen e tij e ka konstatuar mjeku.

“Lidhur me rasti është njoftuar edhe prokurori dhe me urdhër të tij, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, theksoi ai.

Hoxha njoftoi se Policia është duke i vazhduar hetimet dhe rasti po trajtohet si hetim i vdekjes.