Gjendet pa shenja jete një person në Skenderaj

Një person është gjetur pa shenja jete para pak minutash në parkun “Idriz Rrecaj” në Skenderaj.

Burime të portalit rajoni.org mesojnë se vdekjen e tij e ka konstatuar një ekip mjekësor që ka dalë në vendin e ngjarjes.

Të njejtat burime i kanë thënë portalit rajoni.org se në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë relevante policore të cilat janë duke hetuar rastin, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

PAMJE nga oborri i QKMF’së në Skenderaj.