Gjendet pa shenje jete një burrë në Podujevë

Një burrë i moshuar është gjetur pa shenja jete të shtunën në Podujevë.

Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se viktima i moshës 65-70 vjeç është gjetur i shtrirë në tokë, përcjell Fokusi.info.

“HETIM I VDEKJES – Podujevë 11.06.2022 – 13:45. Raportohet se është gjetur një person i moshës 65-70 vjeçare i shtrirë në tokë i cili ishte pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet për obduksion në IML. Rasti nën hetime.