Gjuajtje me armë zjarri në Vushtrri, arrestohen dy persona

Sonte në Vushtrri ka pasur të shtëna me armë zjarri, me ç’rast janë arrestuar dy persona të dyshuar.

Po ashtu, është sekuestruar një armë e llojit pistoletë, ndërsa nuk raportohet për të lënduar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se ngjarjes dyshohet t’i ketë prirë një zënkë ndërmjet dy personave, dhe më pas njëri nga ta ka shtënë në ajër me armë zjarri.

“Bazuar në  hetimet fillestare, ngjarjes dyshohet ti ketë paraprirë një zënkë ndërmjet dy të dyshuarve,  ku më pas njëri nga të dyshuarit ka shtënë në ajër me armë zjarri, ku nga e shtëna me armë nuk raportohet për të lënduar. Gjatë  ekzaminimit të vendit të ngjarjes si provë materiale është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë”, tha ai.

Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit, ku  rasti  është iniciuar dhe po hetohet si vepër penale mbajtje  në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armës dhe përdorim i armës

Pas procedurës së intervistimit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.