Gjykata e shpalli të pafajshëm gjelin Maurice: Mund të këndojë sa të dojë tash

Gjykata e shpalli të pafajshëm gjelin Maurice, pas akuzave nga që iu bën për shkak të zhurmës me zërin e tij, trasnmeton Gazeta Metro.

Pronarja e Maurice, Korin Feso, mund të mbajë gjelin në ishullin e vogël Oleron të Francës.

Kohë më parë gjeli Maurice ishte bërë kryetemë nëpër media, ku ishte ngritur çështja nëse mund të këndojë çdo mëngjes në ishullin Oleron.

Rasti ka tërhequr vëmendje jo vetëm sepse gjeli është një nga emblemat kombëtare të Francës, por edhe sepse padia është parë nga shumëkush si një sulm mbi jetën e fshatit.

Pronarja e Morisit, Korin Feso, që jeton në ishullin Oleron prej 35 vjetësh, kishte thënë se ajo është detyruar ta mbyllë brenda shpendin e saj gjatë natës dhe të mbulojë strehën e tij me kartonë, në mënyrë që të bllokojë dritën dhe ai të mos këndojë, por nuk ka patur sukses.

Gjithsese gjeli Maurice, tani mund të këndojë sa të dojë.