Goditje e madhe nga SHBA-të, Hovenier: Veprimet e qeverisë Kurti kanë prekur raportet Kosovë – SHBA

Ambasadori amerikan, ka qenë fort i ashpër sot në deklarimin e tij për çështjen e dinarit dhe veprimet e qeverisë Kurti në këtë rast.
Ai ka thënë se cilido qeveritar që thotë se marrëdhëniet SHBA – Kosovë nuk janë prekur nga kjo situatë, apo nuk do të preken, nuk po e thotë të vërteten, shkruan lajmi.net.

“Mesazhi jonë ka qenë i qartë. SHBA është shqetësuar për formën se si këto rregullime kanë hyrë në fuqi. Ne kemi kërkuar nga Qeveria që vendimi të shtyhet pasi që duhet të ketë procedurë për serbët në transferimin e parave në bazë të ligjeve të BE-së. Kjo do të duhej të diskutohej në dialog”, tha Hovenier.

“O’brien shprehi keqardhje që Qeveria Kurti nuk ka bashkëpunuar në vendim. Jam i shqetësuar që shoh deklarata që miqësia Kosovë – SHBA nuk do të preket në lidhje me këtë situatë. Duhet të jem i qartë. Nuk është e vërtetë. Siç O’brien tha, kjo situatë ka ndikuar në marrëdhëniet mes dy qeverive tona”, tha ai.