Gold Ag me këngë për ‘UÇK’-në ka prekur një temë të nxehtë të politikës aktuale

Reperi i njohur shqiptar, Gold Ag, i njohur për patriotizmin e tij të theksuar edhe në këngët e tij, ka publikuar një këngë të re, dedikuar “UÇK”, ku ka prekur një temë mjaft të nxehtë të politikës aktuale.

Kënga e publikuar gjatë orëve të para të mëngjesit është kompletuar në një kohë rekord, madje i është punuar edhe klipi.

Video-klipi është xhiruar në Prekaz pranë varrit të Adem Jasharit dhe heroit tjetër Shkëlzen Haradinaj.