Grabitja spektakolare e 30 mln eurove ar në Brazil, CNN e krahason me atë të Rinasit (video)

Pamjet e grabitjes spektakolare në aeroportin e San Paolos në Brazil ditën e djeshme ku tetë persona të maskuar dhe të armatosur arritën që të merrnin 750 kilogram ar ka bërë xhiron e medieve ndërkombëtare.

Në pamje duken autorët të veshur si agjentë, ndërsa bllokuan dhe kërcënuan punëtorët që po kryenin ngarkesën në terminal me vlerë mbi 30 mln euro të destinuar për Zvicrën dhe SHBA-të. E gjithë grabitja zgjati vetëm 2 minuta e 30 sekonda, sic është filmuar edhe nga pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë, e denjë për një film Hollywood-i.

Sipas policisë Federale të Brazilit, hajdutët mund të kenë pasur akses në informacionin e brendshëm rreth operacioneve të aeroportit. Pamjet e kamerave të sigurisë treguan të dyshuarit që mbërritën në aeroport në një kamion kamioni të zi që ngjante me mjetet e policisë federale të Brazilit.

Grupi vepron me një teknikë ushtarake tepër profesioniste, ndërsa nuk pati viktima. Disa medie ndërkombëtare, mes te cilave CNN e kanë krahasuar grabitjen në Brazil me atë që ndodhi në prill të këtij viti në aeroportin shqiptar të Rinasit ku u grabitën miliona euro, teksa po ngarkoheshin në avion, ndërsa kreu i bandës Admir Murataj u vra.