Granit Plava raportohet se është rrahur në burg, në dhomë i gjendet litari për varje

I dyshuari për vrasjen e Liridona Murselit, Granit Plava po raportohet se është rrahur në burg.

“Paparaci” ka mësuar se të premten rreth orës 16:00, gjatë kohës së shëtitjeve në burgun e Prishtinës është rrahur fizikisht, Granit Plava i dyshuari për vrasjen e Liridona Murselit.

Ai është rrahur nga të paraburgosurit tjerë në shenjë hakmarrje për vrasjen e nënës së dy fëmijëve, kanë thënë burime brenda burgut për “Paparacin”.

Gardianët kanë ndërhyrë duke e vënë situatën nën kontroll. Të shtunën gardianet i kanë gjetur në dhomë Granit Plavës një litar të improvizuar për varje.

Këtë e ka konfirmuar për “Paparacin” Prokuroria Themelore në Prishtinë.

Granit Plava u arrestua dy ditë pas vrasjes së Liridonës, pas varrimit të saj, bashkë me Naim Murselin i cili ishte burri i së ndjerës që dyshohet se e ka urdhëruar vrasjen.

Në po të njëjtën ditë, u arrestua edhe nipi i Naimit, Kushtrim Kokalla, i cili dyshohet se po ashtu është përfshirë në rast.