Grenell: Kurti ua tregoi “gishtin e mesëm” ShBA-së dhe BE-së

Ish i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, ka reaguar pas zhvillimeve të sotme në Mitrovicën e veriut.

Ai tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ua ka treguar Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian “gishtin e mesëm”.

“Joe Bideni dhe Evropianët e ngritën një vijë të kuqe javën e kaluar. Ata thanë që Albin Kurti duhet ta de-eskalojë situatën dhe të nis zgjedhjet e reja menjëherë”, tha Grenell.

Ish-emisari i ShBA-së tha se shtetet nuk po e respektojnë Joe Bidenin./Fokusi.info/

https://twitter.com/RichardGrenell/status/1668597367380090881?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1668597367380090881%7Ctwgr%5E8636e30cda6b1a4a5c7c57cfe6293018a2a3847c%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.fokusi.info%2Fgrenell-kurti-e-shkeli-nje-tjeter-vije-te-kuqe%2F

Grenell: Kurti e shkeli një tjetër vijë të kuqe