Greva në Albcontrol/ Publikohen pamjet e dislokimit të forcave ushtarake në Rinas

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka publikuar pamjet e momentit kur forcat e ushtrisë dislokohen në Rinas, ndërsa greva në Albcontrol vazhdon. Sipas tij, forcat e armatosura kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit.

Peleshi: Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha.