Gruaja e ka gjetur të pajetë në shtëpi burrin 57-vjeçar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë mbrëmje, ku një 57 vjeçar është gjendur i vdekur në banesë nga bashkëshortja e tij.

Ngjarja ka ndodhur në Korçë dhe sipas policisë, rezulton se 57 vjeçari ka kryer vetëvrasje me armë zjarri.

Policia ka shkuar në banesën e 57 vjeçarit dhe ka nisur hetimet. Nga dëshmitë e para të familjarëve, mësohet se viktima ishte në gjendje të rëndë shëndetësore./albeu.com