Hajdari s’jep dorëheqje, thotë se u beson të arrestuarve

Rozeta Hajdari Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë po mban konferencë për bastisjet dhe arrestimet e ditës së sotme në Ministrinë e Tregtisë dhe në restaurantin e Ridvan Muharremit, “Bukë e Zemër”.

Hajdari tha se gjatë qeverisjes Kurti rezervat shtetërore janë rritur.

Teksa tha se nuk dyshon në keqpërdorim nga ana e zyrtarëve të cilët janë arrestuar.

“Ministria i siguron qytetarët se nuk dyshon në asnjë keqpërdorim nga ana e zyrtarëve që janë ndaluar për 48 orë. Të gjitha procedurat për furnizim janë bërë në bazë të legjislacionit në fuqi”, tha ajo.