Hamasi i liron 13 izraelitë dhe disa shtetas të huaj

Një zëdhënës i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Katarit thotë se 13 izraelitë dhe katër shtetas të huaj janë dorëzuar në Kryqin e Kuq në Gaza.

Gazetarja e Al Jazeera, Hamdah Salhut raporton se ushtria izraelite konfirmoi “vetëm momente më parë” se Hamasi ia dorëzoi pengjet Kryqit të Kuq.

“Ata më pas do t’i dorëzohen ushtrisë izraelite. Ata do të dërgohen në një bazë ajrore në Izraelin jugor për një kontroll fillestar, ku më pas do të dërgohen në disa spitale të ndryshme në të gjithë zonën e Tel Avivit për kontrolle shtesë mjekësore dhe psikologjike”, ka bërë të ditur ajo, shkruan Al Jazeera.