Haradinaj: “Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë”

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ashpër rreth vendimit të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës ndaj Serbisë.

Haradinaj e quan Kurtin mashtrues, dhe thotë se ai u dorëzua para Serbisë.

“Sonte Albin mashtruesi u dorëzua para Serbisë. Ky është fillimi i kthimit të Serbisë dhe Rusisë në Kosovë. Albin mashtruesi nga sot je përgjegjës për ripushtimin ekonomik të Kosovës nga Serbia. Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj!”, ka shkruar Haradinaj.