Haradinaj: Gjermania na tha “Po” për vizat

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen e Kosovës rreth çështjes së vizave.

Pas takimit që zhvilloi me ministrin e Punëve të Brendshme, Haradinaj konfirmoi se Berlini zyrtar do të përkrahë Kosovën për çështjen e liberalizmit.

Danke Deutschland! ??

Pas takimit me Ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, morëm “Po”-në e Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës. RH