Haradinaj: Herët a vonë të gjithë ata që kanë bërë krime në Kosovë kanë me u përgjigj!

Kanë kaluar shumë vite nga përfundimi i luftës në Kosovë, e të shumta janë krimet që kanë bërë serbët mbi popullin shqiptar.

Deputeti Daut Haradinaj në emisionin Presing tha se të gjithë ata që kanë bërë krime në luftën e fundit në Kosovë do të përgjigjen para drejtësisë.

‘Herët a vonë të gjithë ata që kanë bërë krime dhe masakra mbi popullin shqiptarë, kanë me u përgjigj para drejtësisë’, tha Haradinaj.

Më tej ai tha se unë e kam mbrojt vendin prej njerëzve të huaj./Fokusi.info/