Haradinaj: Hetuesit kanë pranuar që dosjet janë të vërteta, po presim avokatin

Dy zyrtarët e Dhomave të specializuara sot janë takuar me kryetarin e OVL-UÇK-së, Hysni Gucati dhe nënkryetarin Nasim Haradinaj.

Ata kanë ardhur për t’i marrë dosjet e pranuar dje nga OVL e UÇK-së, shkruan IndeksOnline.

Nënkryetari Haradinaj ka dalë nga takimi i cili tha se janë në pritje të avokatit Tomë Gashit.

Haradinaj theksoi se hetuesit kanë pranuar që dosjet janë të vërteta dhe janë të Gjykatës Speciale.

Takimi tani për tani është ndërprerë, ku Haradinaj tha se do të kthehet në zyrë pas pak./IndeksOnline/