Haradinaj i kërkon Finlandës mbështetje për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall.

Haradinaj në takim me ambasadoren finlandeze, Pia Stjernvall, rithekson se rreshtimi i Finlandës me të drejtën tonë, për t’i dhënë fund izolimit të qytetarëve tanë, i sjellë BE-së një partner serioz si vlerë e shtuar në familjen e madhe europiane.

Përmes ambasadorës Stjernvall përcolla zyrtarisht kërkesën për Kryeministrin e Finlandës, Antti Rinne, që gjatë kryesimit të BE-së të sponsorizojë të drejtën e Kosovës në Këshillin e Ministrave, që vendi ynë ta marrë përgjigjen përfundimtare për procesin e liberalizimit të vizave, ka thënë Haradinaj.