Haradinaj ia thotë këngës në Suharekë (Video)

Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, pos punëve të shtetit shpesh edhe këndon.

Së fundi ai është parë në disponim të mirë duke kënduar këngën ‘Kah po shkon moj Zanë’ në Suharekë.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, kryeministri Haradinaj shihet duke kënduar pranë një violinisti.

Kryeministri ka kohë që nuk heziton të këndoj nëpër emisione televizive e festime të ndryshme.