Haradinaj: Ligji për Lustracionin të futet në zbatim sa më shpejt

Shkruan Nasim Haradinaj

Profesor Jusuf Buxhovi na e paska shtjellue dhe “kthjellue”luftën tonë çlirimtare si dhe veprimtarinë e saj si në kohë lufte, ashtu edhe në kohë paqeje…!
Është shumë me rëndësi që një Prof Dr. i yni ta bëj një analizë dhe cilësim të luftës dhe Ushtrisë sonë Çlirimtare, sepse zatën edhe nuk është marrë shumë akademia e jonë e shkencave me këtë temë.

Por, për çudi ky profesor, si ne librat e tij të parë, por sidomos edhe në këte të fundit me titull: “Jeniçeri i fundit” e që si profesor nuk e ka llogaritur se është si plagjiat i përafërt i titullit të librit të shkruar më parë:”Mohikanasi i Fundit“, por këtu duket se i ka pëlqyer ky titull sepse edhe këtij si personalitet i shkon shumë përshtati fjala “Jeniqer”…sepse i tillë ka dëshmuar se është që nga mosha e tij e pjekur….!

Do ta kisha kuptuar, sikur ky profesori ynë të na kishte sqaruar edhe më parë qoftë me deklarata, qoftë me shkrim se sa e “pastêr” ishte detyra e tij gjatë kohës kur ishte Konsull, kohë kjo, kur ishin vrarë tre vigajtë e kombit tonë, Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri zeka…??!!

Po si more i “uruar” more faqezi mund të hysh në këto tema dhe të shtrembërosh të vërtetën..?!

O Kameleon, o fundërrinë e mbetje e fundit Titiste, po si ore ideolog Rankoviqist ke fëtyrë t’i thuash këto të pa vërteta?- e nëse “janë” na i dokumento…?!

Na e dokumento së pari për hirë të së vërtetës sa do e dhimbshme që të jetë, sepse e verteta duhët të dalë në dritë ! Por jo të flasësh kuturu, vetëm për ambiciet tua të pa realizuara në misionet e dikurshme dhe misionin që ke….!

E vetmja gjë që ishte në rregull nga ti është vendi ku e zgjodhe te deklarosh pra tek pinjolli i bashkëveprimtarit tuaj Flamur Kelmendi, zëvendës dhe prokuror, ky i cili kërkonte për djemtë e vajzat më të mira mbi 2 shekuj burgim, e që deri diku edhe i realizoj, sepse veç u dënuan me mbi një shekull burgim e reprezalje djem e vajza tona në Gjykatën e Pejës. Për këtë të pergëzoj sepse e ke zgjedh njeriun më adekuat Adriatikun birin e këtij farë Flamurit trengjyrësh….!!

Luftërat askund nuk janë të pastra, sepse në luftë vriten njerëzit, por luftërat cilësohën si çlirimtare apo pushtuese dhe mund te jenë edhe gjenocidiale siç ishte kjo lufta e fundit e Sebisë në Kosovë.

Tani unë dua të di, të hulumtoj se çfarë të shtyri këtu?- dhe erdha në këtë konkludim:
E para: Ju doni të tregoni miqëve pra regrutuesve tuaj, se jeni ende aktiv dhe “ i pa thyeshëm” në misionin që ju kanë ngarkuar prej kohësh ..!!
E dyta: Ju doni të shtyeni axhenden të cilën nuk mundi as Dick Marty dhe Gjykata Speciale, në këtë rast pra Prokurori special nuk po mund ta realizojë këtë turp të një drejtësie selektive, raciste dhe një etnike, e që nuk po gjen prova pèr akuza dhe ju zotrinjtë si “ujku që qimen e ndërron por zanatin se harron” u kthyet ta ndihmoni edhe me disa të “dhëna” shtesë….!

As këto nuk do të ndezin, kënaqu me suksesin qe e ke pasur si Konsull ” nderi” ..sepse mjaft ke bërë për padronin tuaj dhe mjaft ke atë vepër, e nese don që të ngriten akuza për çlirimtarët nuk mjaftojnë këto që ke thënë, duhet t’i argumentosh sepse të tilla broçkullash kanë dërguar të gjithë bashkëpunëtorët e Serbisë dhe tuajt…‼

Ndërsa për fund, se mu kujtua edhe kjo arsye që mund edhe të ishte, pra vazhdimi i misionit tuaj me LDK që ua lujte lojën edhe këtyre dhe arrite t’i regjistrosh në Beograd dhe me pastaj u terhjeke, dhe tani pas mbjelljes së urrejtjës në mes kësaj antarësie mundohesh ta shfrytëzosh rastin dhe të futësh prap të rikthehesh edhe njëherë aty…..!!!

Prandaj, dua të apeloj që sa më parë duhet të futet ligji i Lustracionit, sepse kështu ju dhe atyre si ju nuk do ju ipet kurrë mundësia të jeni në organet dhe organizmat shoqëror e jo asesi në akademinë shkencore ….!

Për ju turpi është pasuri, por ju meritoni edhe më shumë se kaq…ti, flamurtar i turpit !