Haradinaj: Nga sot, Kosova ka hyrë në një fazë të re me krijimin e institucioneve

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj e ka uruar krijimin e Qeverisë, mirëpo deklaron se e ka autorizuar ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, për dorëzimin e mandatit kryeministrit Kurti, transmeton Fokusi.info.

Votimi i Qeverisë së re nga ana e Parlamentit të Kosovës është lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë.

Uroj që ky konstalacion politik të arrij t’i çoj përpara proceset e rëndësishme për vendin.

Në këto ditë, unë po qëndroj për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një agjendë që është caktuar shumë kohë më përpara dhe kësisoj pranim – dorëzimi i mandatit, formalisht do të bëhet nga ana e ZëvendësKryeministrit të parë z. Behgjet Pacolli, të cilën procedurë tashmë e kam autorizuar.

Edhe njëherë shpreh besimin që Qeveria e re, t’i dalë zot temave të rëndësishme për qytetarët tanë, shkruan Haradinaj./Fokusi.info/