Haradinaj: Pas largimit tim udhëheqjen e AAK-së e merr Ardian Gjini

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë që pas largimit të tij nga kjo parti udhëheqjen do ta marrë Ardian Gjini.

Sipas Haradinaj, kjo gjë është e paraparë në statutin e AAK-së.

“Me statutin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mungesë të kryetarit, Aleancën e udhëheq nënkryetari i parë, me ç’rast e udhëheqë Ardian Gjini. Në rast se mbajnë zgjedhje e vlerësojnë ata kë me e vendosë ose kush e merr besimin. Por me statut pas largimit tim në këtë rast e merr Ardian Gjini. Me statut në Aleancë udhëheqjen e merr Ardian Gjini”, tha Haradinaj në Klan Kosova.