Haradinaj: Serbinë s’du hiç me sy me e pa, qysh mendojnë ata për mu edhe unë mendoj për ata

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj ka folur sonte edhe për rastin e njohur si „Panda“, ku ishin vrarë dhjetra të rinj serb në vitin 1998 dhe Serbia pretendonte që fajin t’ua hidhte shqiptarëve.

„Qëllimi i vrasjes në kafeterinë „Panda“ ka qenë që të akuzoheshin shqiptarët. Jam akuzuar edhe unë për atë. Por në atë vend kanë frekunetuar të gjithë, njerëz të intelingjencës serbe, ushtarë, policë… atë vend e kanë përdorur që të tregojnë triumfin ndaj shqiptarëve. Bile thuhet që ka edhe inçizime ku serbët kur janë kthyer nga luftimet i kanë ekspozuar edhe veshtë e prerë të shqiptarëve si qafore. Pra, vendi më ideal që të kryhet aty masakrave nuk ka pasur, që të bindet opinioni serb dhe ai ndërkombëtar. Megjithatë, ndërkombëtarët e kanë ditur saktë se ku gjendesha unë aso kohe“, ka thënë Haradinaj në pressing.

Ai tutje ka thënë se gjithë kjo luftë që Serbia po e bën karshi Kosovës është si hakmarrje për humbjen e Kosovës.

„Serbisë po i dhemb shumë humbja e Kosovës, ndoshta ata e kanë kuptuar më mirë se ne këtë humbje“, ka thënë ai.

Më pas Haradinaj ka folur edhe për atë se si e sheh ai Serbinë dhe Serbia atë.

„Të njëjtin mendim qysh e ka Serbia për mua unë e kam për ata. Jam i bindur që nuk dallojmë hiç. Hiç nuk i du, me sy s’du me i pa, e pranoj realitetin e ri, i pranoj si kojshi, kaq. Pse ne nuk lypim drejtësi për 13 mijë të vrarë, për 20 mijë të dhunuar, për mijëra shtëpi të djegura, për reperacione, etj“, ka thënë ai.