Hekuran Murati thotë se Kosova po tejkalon krizën energjetike më së lehti në rajon!

Në raportimin e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Kosovës, ministri Murati ka thënë se Kosova po e përballon më lehtë se shtetet e rajonit krizën energjetike.

Sipas tij, meritat i takojnë Qeverisë për shkak të subvencionimit që ka bërë.

“Ne si shtet kemi fatin që po e tejkalojmë më së lehti dhe më së liri në rajon këtë krizë. Pra të gjitha shtetet tjera që i kemi fqinje, tashmë nga buxheti kanë ndarë më shumë sesa ne për subvencionim të energjisë elektrike, dhe përkundër saj, tarifat i kanë më të larta se ne. Do të thotë, ne me subvencionim më të ulët sesa shtetet tjera kemi arritë t’i mbajmë tarifat më të ulëta sesa ato shtetet tjera”, ka thënë Murati.