Helmuan qentë e rrugës, tre persona dënohen me 10 vite burg dhe gjobë

Tre burra janë dënuar sot me dhjetë vjet burg për helmim të qenve endacak në Ankara. Gjykata Penale nr. 5 e kryeqytetit turk vendosi gjithashtu një gjobë prej 15,000 lira tuke (2,287 euro) për secilin nga të dënuarit.

Sipas aktakuzës, të tre burrat vranë 16 qen në Ankara duke i helmuar me pesticide.

Tetorin e kaluar, kreu i komitetit parlamentar për të drejtat e kafshëve premtoi një legjislacion të ri më të rreptë për të drejtat e kafshëve.

Edhe në Tiranë pak ditë më parë aktivistë dhe adhurues të katërputroshëve protestuan kundër keqtrajtimit të kafshëve të rrugës nga bashkia e Tiranës.

/Ora News.tv/