Hidhen gjësende në drejtim të gazetarëve të Klan Kosovës, ndërpritet emisioni (VIDEO)

Emisioni “Klan O Bus” i cili transmetohet në Klan Kosova është ndërprerë më herët në Drenas.

Kjo ka ndodhur për shkak se janë hedhur gjësende të ndryshme në drejtim të gazetarëve.

Në fillim gazetari Kushtrim Bekolli, i cili është edhe producent i këtij emisioni, nuk deshi ta ndërpresë transmetimin, mirëpo me vendim të regjisë ai u ndal më herët se sa ishte e planifikuar, njofton Klankosova.tv.

Video më poshtë tregon si u zhvillua ngjarja.