Hidhet nga pallati i tij, ndërron jetë 37-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë ditës së sotme në Tiranë. Mësohet se një 37-vjeçar me iniciale D.K., ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga pallati. Konkretisht tragjedia ka ndodhur tek ish-Fusha e Avacionit, ku dyshohet se 37-vjeçari është vetëhedhur nga lartësia e pallatit ku banonte.

Shkaqet nuk dihen ende, teksa po punohet për zbardhjen e ngjarjes.