Hoti kërkon fjalën në Kuvend, Vjosa refuzion t’ia jep të drejtën

Në seancën e sotme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës, Vjosa Osmani nuk ia ka dhënë fjalën të dal në foltore Kryeministri i ri, nga partia e saj, Avdullah Hoti.

Pas fjalimit të shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamzës, kryeministri Avdullah Hoti është parë duke i kërkuar kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmanit që ta marrë fjalën, por kjo kërkesë siç duket iu refuzua./Fokusi.info/