Hoti ngushëllon familjet e fëmijëve që humbën jetën sot në Milloshevë

Hoti ngushëllon familjen Tërbunja dhe Salihu pas vdekjes së fëmijëve në Milloshevë.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, ka ngushëlluar familjet Tërbunja dhe Salihu, pas ngjarjes tragjike ku dy fëmijë humbën jetën tragjikisht në një gropë uji në Milloshevë.

Hoti tha se humbja e secilës jetë na bënë të mërzitemi e veçanarishtë e fëmijëve.

Ky është postimi i plotë i kryeministrit:

Të nderuara familja Tërbunja dhe Salihu,

Me dhembje të thellë mora lajmin tragjik për humbjen e jetës së më të dashurve tuaj. Humbja e secilës jetë na bënë të mërzitemi, e veçanërisht e fëmijëve. Vdekja e tyre është humbje për ju, miqtë tuaj dhe gjithë vendin.

Ju lutem që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe në emër timin, të pranoni ngushëllimet më të sinqerta!

Sinqerisht,

Avdullah Hoti,