Hoti për Skender Hysenin: Ai flet në emër tim në procesin e dialogut me Serbinë

Ani pse emërimi i koordinatorit për procesin e dialogut, Kosovë-Serbi, Skender Hyseni nuk u prit mirë nga partneret e qeverisë, AAK e NIMSA.

Për Presidentin Hashim Thaçi, emërimi i Skender Hysenit është i duhur.

Kryeministri Avdullah Hoti, tha se Skender Hyseni flet në emrin e tij dhe se i ka të gjitha kompetencat ne dialog.

“Sot do të raportoj edhe në Kuvend në detaje për zhvillimin e procesit. E falënderoj presidentin për mirëkuptimin që e ka pasur për koordinatorin shtetëror për dialog. Një person që ka përvojë të madhe në proceset e ndryshme të shtetndërtimit të Kosovës. Ai flet në emër timin në këtë proces të dialogut”, ka thënë Hoti pas takimit me Thaçin.

Shefi i qeverisë u zotua se nuk do të diskutohet ne nivel tekin me Serbinë.

“Ne do të sigurohemi që të gjithë së bashku që në asnjë moment dialogu të mos rrëshqasë në nivel teknik, por ta mbajmë të fokusuar në objektivin tonë kryesor që është njohja reciproke për normalizimin e marrëdhënieve. Po mundohemi që të bëjmë maksimumin për koordinimin e të gjitha aktiviteteve me partnerët tanë ndërkombëtarë, sepse është tepër jetike që të jenë të përfshirë të gjithë”, ka deklaruat Hoti./Fokusi.info/