Hoxhaj: Ushtrisë që dikuri printe Adem Jashari, Hashim Thaçi e Kadri Veseli, sot paqeruajtës me ushtrinë amerikane

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj ka thënë se ushtrisë që dikur i printe Adem Jashari, Hashim Thaçi, Kadri Veseli me vajza e me djem të rinj, sot janë në misionin e parë të përbashkët paqësor me ushtrinë amerikane, shkruan Fokusi.info.

Me anë të një postimi në Facebook, Enver Hoxhaj ka shpërndarë një fotografi të Ushtrisë së Kosovës.

“Ushtrisë që dikur i printe Adem Jashari, Hashim Thaçi e Kadri Veseli me vajza e djem të rinj, sot në misionin e parë të përbashkët paqësor me ushtrinë amerikane. “, ka shkruar Hoxhaj.

Më poshtë postimi i plotë i tij: