Hungaria vendosi ta ekstradojë serbin në Kosovë, vëllai i tij në grevë urie

Autoritet hungareze kanë vendosur që ta ekstradojnë për tek autoritet kosovare të drejtësisë, serbin 49 vjeçar, Ljubisa Manitasheviq, i cili dyshohet për kryerjen e krimeve të luftës në Kosovës.

Për këtë gjë vëllai i tij, Nikolla Manitaseviq, nga Hoqa e Madhe ka hyrë në ditën e dhjetë të grevës kundër këtij vendimi, njofton Klan Kosova.

Ljubisa Manitaseviq u arrestua në vendkalimin e Horgosit në 28 shtator dhe është në paraburgim ekstradimi në Hungari.

Atij i është ngritur aktakuzë për krime lufte nga UNMIK në vitin 20015 për veprat penale “Tentim Vrasje” dhe “Krime Lufte”.

Sipas gazetës serbe “Danas”, vëllai i tij ka përcjellë fjalët e Manitaseviqit, i cili kishte thënë se ai iu drejtua të gjitha institucioneve shtetërore serbe, por që askush nuk u informua për ato që kishin bërë në rastin e vëllait të tij.

Ai thuhet se kërkoi takim me ministrin serb të Drejtësisë, Nela Kuburoviq.

Po ashtu Nikolla Manitaseviqit i është bllokuar edhe llogaria në Facebook për shkak të postimeve të tij në lidhje me arrestimin e vëllait dhe hyrje në grevë duke e cilësuar si të papërshtatshme për fëmijët.