I dërguari i ShBA për Ballkanin, Escobar e takon sot në Bruksel Albin Kurtin

Duket që dialogu Kosovë-Serbi po hyn në një fazë të re dhe dinamike para takimit të shumëpritur Kurti -Vuçiq në Bruksel.

Sot parashihen takimet e ndara me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së ku do të ketë edhe konferenca shtypi.

Kanal 10 mëson nga burime diplomatike ndërkombëtare se sot gjatë ditës do të arrijë në Bruksel edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Zyrtari i lartë amerikan, sipas këtyre burimeve, do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në Bruksel.

Ditë më parë, në një takim virtual me gazetarë kosovarë, Escobar foli për dialogun dhe nevojën e hapjes së diskutimeve edhe për Asociacionin.