I infektuari në Podujevë nuk vetëizolohet, nisin procedurat ligjore ndaj tij

Një person në komunën e Podujevës i cili kishte rezultuar pozitiv me Covid-19 , gjatë ditës së djeshme nuk i kishte respektuar këshillat e mjekut për vetë izolim, por ka qarkulluar lirshëm.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet, se ndaj të tij është iniciuar rasti me urdhër të prokurorit.

Njoftimi i policisë:

Podujevë 22.07.2020-10:44. Raportohet se i dyshuari mashkull kosovar i cili është i infektuar me Covid-19 nuk i është përmbajtur këshillave të mjekut për vet-izolim, ku dhe kishte dalë nga vet-izolimi. Ndaj të dyshuarit me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti si më lart.