I jepet lamtumira e fundit veteranit të arsimit dhe luftës, Behxhet Jashari

Sot, në fshatin Strofc të komunës së Vushtrrisë, iu dha lamtumira e fundit veteranit të arsimit dhe luftës, Behxhet (Sahit) Jashari, raporton fokusi.info.

Në varrim ishin pjesëmarrës bashkëveprimtarë, bashkëluftëtarë, shoqatat e dala nga lufta dhe qytetarë të shumtë, ku me nderime të larta u nderua nga togu ceremonial i FSK-së.

Në sallën e Kuvendit Komunal të komunës së Vushtrrisë, është mbajtur edhe mbledhje komemorative.

Behxheti ka qenë një prej pishtarëve të arsimit në Kosovë, punë që e ka bërë më përkushtim e dashuri. Gjithashtu ka qenë edhe veprimtar i shquar i çështjes kombëtare dhe së fundi edhe pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./Fokusi.info/