I la fishekzjarret në garazhë, i ndodh e papritura që nuk i shkoi në mend (Video)

Fishekzjarret supozohet të vendosen në vende të sigurta, me qëllim që në rast shpërthimi të mos sjellin dëme apo lëndime.

Megjithatë, një këshillë të tillë duket se nuk e ka marrë parasysh një person nga Britania e Madhe, identiteti i së cilit nuk është bërë i ditur ende, transmeton lajmi.net.

Në një video të ngarkuar së fundmi nga tabloidi i ‘Daily Mail’, shihen shpërthime të vazhdueshme të një sasie të madhe të mjeteve piroteknike.

Dendësia e shpërthimit, siç shihet në video, ka bërë që të digjet edhe parkingu, prej ku edhe ka filluar shpërthimi i fishekzjarreve.

Për më shumë, ndiqeni videon më poshtë: