I nxehtë i frikshëm në Shqipëri, ja qyteti që kapi vlerën e 42°C

I nxehti afrikan ka mbërritur në vendin tonë ditët e fundit, duke shënuar temperatura ekstreme.

Dita e sotme ka qenë përvëluese dhe ka shënuar temperatura rekord për Shqipërinë, duke kaluar 40 gradë Celsius.

Kështu, vlera më e lartë e arritur në vend gjatë kësaj të hëne është shënuar në qytetin e Kuçovës me plot 42°C.

Kjo e dhënë është regjistruar nga Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, që shpërndan dhe një fotografi në “Facebook”, që tregon momentin kur termometri shënon 42°C.