I prekur nga koronavirusi, ndërron jetë në moshën 66-vjeçare aktori Valter Gjoni

Shuhet në moshën 66-vjeçare, aktori shqiptare Valter Gjoni nga koronavirusi. Prej më shumë se një jave ai ishte infektuar nga COVID, betejë të cilën ai nuk e fitoi.

Valter Gjoni numëron me dhjetëra role në teatër dhe kinematografi.

Gjoni ishte drejtor i Protokollit në Bashkinë e Tiranës.

Këtë lajm e ka bërë publik kreu i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Ai shkruan se Gjoni i shërbeu Tiranës prej 4 dekadash, ndërsa tani ka lënë një boshllëk të madh tek familja e mijëra kolegë e miq.

“Valteri ynë gojëmjaltë e zemërbardhë nuk e mundi dot këtë flamë të pabesë. I shërbeu qytetit tonë me dashuri përditë për 4 dekada, duke lënë sot një boshllëk të pangushëllueshëm për familjen dhe mijëra kolegë e miq që e njohën dhe e deshën si kujtesa historike e Tiranës“, shkruanVeliaj.