I riu shqiptar depërton suksesshëm në SHBA (video)

Duket se emigrimi i të rinjve është një fenomen shqetësues në Shqipëri dhe Kosovë. Mirëpo, jo të gjithë shkojnë me qëllimin për t’u larguar përfundimisht nga vendi në kërkim të një jete më të mirë në Perëndim.

I tillë është rasti i Klodian Gjonpalajt, i cili ndodhet në Shtetet e Bashkuara, po kryen vitin e fundit të shkollës së mesme, e gjithë kjo nga fitimi i një burse studimore.

Klodiani erdhi në Shtetet e Bashkuara falë një programi shkëmbimi vizitorësh të financuar nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe qëllimi i tij është të rikthehet në vendlindje për të kontribuar, siç thotë, për të ardhmen e vendit.

Ai tashmë po jeton në një familje amerikane dhe në një intervistë për “VOA” tregon se shpenzimet e tij janë zero, pasi që familja amerikane e financon.

Për më tepër shikone videon më poshtë: