‘I vetmi’: Prindoni në mesin e Zonjave të Para në OKB, e ftoi Jill Biden të vizitojë Kosovën 

Në New York janë mbledhur liderët botërorë për Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, e në këtë eveniment të madh s’munguan as partnerët e tyre. Shumica gra, përveç një partneri me aq sa po shihet.

Bashkëshorti presidentes së Kosovës, Prindon Sadriu, ka ndarë një foto të organizimit të një pritjeje të organizuar nga Zonja e Parë e SHBA’së, Jill Biden, për gratë dhe partnerët e liderëve që marrin pjesë në mbledhjen e 78 të Asmablesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York të SHBA’së, këtë javë.

Të enjten në këtë pritje në mesin e zonjave ishte edhe Prindon Sadriu që shfrytëzoi rastin për pak diplomaci dhe e ftoi zonjën Biden për vizitë në Kosovë.
“Një nder i madh ta takoj Zonjën e Parë të SHBA’së. Diskutim premtues rreth synimeve të përbashkëta dhe bashkëpunimit. E ndava me të thirrjen për vizitë të kombit më pro-amerikan në botë.”

U krenua në X poashtu se Kosova është kombi më pro-amerikan në glob. Bën mirë që bën diplomaci po zor se kjo mburrje po e bindë dikë në administratën Biden që nuk po e kursen nga kritikat Kosovën se si po e shpreh këtë qëndrim të pretenduar pro tani për tani./gazetametro.net/