Identifikohet terr*oristi i PKK-së përgjegjës për sulmin në Ankara

Një nga dy terr*oristët përgjegjës për sulmin e së dielës në kryeqytetin turk Ankara është identifikuar, njoftoi Ministria e Brendshme e Turqisë.

Terr*oristi i PKK-së, Hasan Oğuz, me emrin e koduar Kanivar Erdal, u identifikua si rezultat i hulumtimit dhe analizës së ADN-së, tha ministria në një deklaratë, raporton agjencia e lajmeve Anadolu.

Përpjekjet dhe hetimet për të identifikuar terr*oristin tjetër po vazhdojnë, njoftohet më tej.

Në orën 9:30 të mëngjesit me kohën lokale të dielën, një sulmues vetëvrasës terr*orist hodhi veten në erë përpara Drejtorisë së Përgjithshme të Sigurisë.

Dy policë pësuan lëndime të lehta, ndërsa terroristi tjetër u vra nga forcat e sigurisë në hyrje.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Turqisë, PKK – e listuar si organizatë terroriste nga Turqia SHBA-ja dhe BE-ja – ka qenë përgjegjëse për vdekjen e mbi 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra, fëmijë dhe foshnja.