Incident në det mes Turqisë dhe Greqisë, 4 të vdekur

Një incident ka ndodhur në det mes një anije çisternë greke dhe një varke peshkimi turke.

Nga përplasja mes tyre, është fundosur anija e peshkimit turke. Incidenti ka ndodhur 37 milje larg bregut të qytetit turk Mersin.

Sipas të dhënave të deritanishme, mediat turke dhe ato greke raportojnë për 4 persona që u nxorrën të vdekur.

Ata ishin ekuipazh i peshkarexhës turke. Ndërkohë që nuk dihet numri i saktë i personave që kanë qenë në bord.

Ndërkohë, anije çisternë greke kishte në bord 27 anëtarë të ekuipazhit. Asnjë prej tyre nuk ka pësuar lëndime. Autoritetet vazhdojnë operacionin e kërkim-shpëtimit.

Paralelisht kanë nisur edhe hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit në det. /tvklan.al