Incidenti me flamurin e Serbisë/ Reagon nëna e Rita Orës: Mos u trullo…

Vera Ora, nëna e yllit botëror të muzikës, Rita Ora, ka reaguar pas incidentit me flamur në koncertin në Hungari.

Një fans serb i këngëtares ia kishte dhënë flamurin serb këngëtares nga Kosova, teksa video ka bërë xhiron nëpër rrjetet sociale. Këngëtarja ka marrë mbështetje, por edhe kritika njëkohësisht.

E një qortim e ka marrë edhe nga nëna e saj.

“Rita, M’fal te kom bërtit shume, po me ke bo nervoz! Mos u trullo”, ka shkruar ajo në Insta storie.