Infektohet me koronavirus edhe një infermiere kosovare

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka njoftuar se me covid19, është infektuar edhe një infermiere e cila është nga fshati Kramovik i kësaj komune.

Me anë të një statusi ai ka treguar se e njëjta punon në Spitalin Amerikan në Prishtinë.

Shkrimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Sapo u informova nga IKSHP, se edhe në komunën tonë kemi një rast të paraqitur me COVID-19.

Ju informoj se personi i infektuar nga fshati Kramovik, është infermiere e cila aktualisht punon në Spitalin Amerikan në Prishtinë, e njëjta jeton në Prishtinë dhe mendohet se nuk ka pasur kontakte me qytetarë nga komuna e Rahovecit, kështu që nuk ka vend për panik, por për kujdes të shtuar.

Të infektuarës i uroj shërim të shpejtë!

Të nderuar qytetarë,
Për çdo veprim do të informoheni me kohë!

Ju lutem të qëndroni në shtëpi!

Bashkë do t’ia dalim!

SL