Integrimi i të rinjve – Studimi që u nxit nga “shqiponja dykrenare” e lojtarëve shqiptarë në Zvicër

Gjesti i diskutueshëm i ‘shqiponjës dykrenare’ bërë nga lojtarët shqiptarë, pjesë e ekipit të kombëtares zvicerane të futbollit iu dhanë studiuesve idenë për të kryer një studim se si integrohen të rinjtë emigrantë në Zvicër.
“Integrimi i adoleshentëve që vinë nga emigracioni në shoqërinë zvicerane duket se varet në një masë të madhe nga vendi i origjinës së prindërve të tyre”, shkruan swissinfo.ch.
Ata që kryesojnë listën, janë të rinjtë nga Gjermania dhe Austria. Vëzhguesit thonë se kjo gjë pritej, pasi më shumë se 60% e popullsisë zvicerane flasin një formë të dialektit gjerman.
Adoleshentët nga Kosova dhe Republika e Maqedonisë, si dhe nga Europa juglindore janë gati në fund të renditjes, ndërsa të rinjtë me origjinë nga Afrika e Veriut dhe vendet arabe ndodhe në nivele akoma më të ulta.
Studimi përfshiu më shumë se 8.300 personave të moshës 17 ose 18 vjeç, dhe zbuloi se kohëzgjatja e kaluar në Zvicër ndihmon integrimin në përgjithësi.
Studimi i integrimit  u krye nga kolegji i shkencave të aplikuara në Cyrih dhe në shkollën e punës sociale në Fribourg.
Megjithatë, mungesa e integrimit nuk paraqet një rrezik në rritje për delikuencën, gjetën studiuesit.
Me 22 qershor 2018, kur Zvicra luante përballë Serbisë në Kampionatin Botëror, lojtarët shqiptarë nga Kosova, Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka pasi shënuan dy gola, manifestuan fitoren duke bërë shqiponjën dykrenare me duar. Menjëherë pas këtij gjesti, pati një sëri polemikash e debate politike.