Isa Mustafa ka thirrur mbledhje të Grupit Parlamentar

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thirrur mbledhje të Grupit Parlamentar të partisë së tij.

Mbledhja është thirrur për nesër në ora 14:00.

Burime të Gazeta Blic, bëjnë të ditur se temë diskutimi do të jetë zgjedhja e presidentit të ri, por edhe humbja e zgjedhjeve në Komunën e Podujevës.

“Nesër është thirrur mbledhje e grupit parlamentar. Mbledhja do të mbahet nesër në ora 14:00. Do të diskutohet presidenti i ri dhe humbja e zgjedhjeve në Podujevë”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.