Ish-sekretari dhe sekretari në një zyrë, Izedin Bytyqi tregon se si prokuroria dhe policia shkuan në MI

Gjatë ditës së djeshme në Ministrinë Infrastrukturës u bënë disa ndryshime.

Izedin Bytyqi u shkarkua nga posti i Sekretarit të Ministrisë së Infrastrukturës dhe në pozitën e tij u emërua, Zymer Abdullahu.

Por shkaku i disa mos-pajtimeve lidhur me këtë pozitë sot në objektin e kësaj ministrie ka zbarkuar Policia e Kosovës dhe përfaqësues të Prokurorisë.

Pas kësaj para mediave është deklaruar Izet Bytyqi i cili tha se është diskutuar për këtë çështje dhe se në fakt nuk është ditur kush duhet ta lëshojë zyrën i pari.

“Janë disa vendime por s’kisha dasht me hy te ato.Unë e kam një problem sepse nëse qohen me më shkarku se kam asnjë problem sepse unë çdo ditë këtu jam në një presion të këtyre grupeve kriminale.Nuk e kam atë problem me dal prej punës sepse familja ime ka biznes privat pra ka me shekuj, s’është që është bërë tash.Se kam problem sepse nuk jes pa punë dhe s’kam me çka u marrë, por unë nuk lëshoj pe para kriminelëve dhe pesë pare s’i dho për ta. Policia ju kallxova, në rregull student i vitit të parë juridik thotë sa është në rregulla jo vendimi.Prej dje prokurorë e prokurore s’po di çka me thonë.Policia është në situatë të keqe sepse pritke prej prokurorit me i kallxu, edhe s’dishin as çka me bo domethënë”, tha ai.

Tutje Bytyqi deklaroi se ka pritur derisa është bërë ora katër që shumë prej punëtorëve të dalin nga aty.

“Unë prita derisa u bë ora katër që me dalë punëtorët prej punës që mos me i lënë shkaku i atij uzurpatorit që ma ka uzurpu zyrën.Po shpresoj se kryeministri e ndërmerr naj veprim ose prokurori ose dikush ta sqarojë këtë situatë.Vetëm një problem e kam, që zyrtarëve të MI-së ju ka prish imazhi se thonë se janë të korruptum dhe s’është ashtu.Por për shkak të presioneve. Shumë prej tyre ndoshta kanë bërë lëshime për shkak se kanë bukë të gojës këtë”, shtoi ai.