Ishte me miqtë duke festuar/ 40 vjeçari shqiptar gjen vdekjen e menjëhershme pasi hidhet në pishinë

Një burrë 40-vjeçar vdiq në pishinë mbrëmjen mes të shtunës dhe të dielës.

Viktima, banor shqiptar në Carugate (Milano), sipas indikacioneve të para ka goditur kokën pas një zhytjeje në ujë.

Aksidenti ndodhi rreth orës 11:00 të së shtunës në mbrëmje në pishinën e një hoteli rezidencial në Ravenna.

Informacionet paraprake sipas mediave italiane, thonë se burri ishte me miqtë duke festuar pranë pishinës, kur u hodh në ujë. Pas pak ai u pa i shtrirë në ujë, tashmë i pavetëdijshëm.

Shërbimet e urgjencës u alarmuan, por manovrat e ringjalljes nuk patën efekt dhe vdekja e burrit u deklarua në vendngjarje. Karabinierët e ishin gjithashtu të pranishëm për veprimet e para hetimore./panorama